Google ADS

Lekaj uron Ardian Gjinin për pranimin zyrtarisht të detyrës së kryetarit të Gjakovës

21:57 | 11 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i ka uruar Ardian Gjinit pranimin zyrtarisht të detyrës së kryetarit të Komunës së Gjakovës.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se Gjakova u çlirua nga demagogjitë e Mimoza Kusarit.

Postimi i plotë:

Sot edhe zyrtarisht ndodhi pritja e kahmotshme e qytetarëve të Gjakovës.

Gjakova u çlirua nga demagogjitë e Mimoza Kusarit dhe “bishtalecëve” të saj.

Gjakova tani e tutje do ta ketë kryetarin e vet, të vërtetë dhe do ta takojë në përditshmëri në punë e angazhime për të mirën e qytetit dhe qytetarëve.

Andaj, me vie mirë Ardian Gjini që sot edhe zyrtarisht e pranuat detyrën e kryetarit të Komunës së Gjakovës, dhe sigurisht se “me vie keq” Mimozë.

“Merru me politika nacionale” je me kohë të plotë znj.Kusari, ashtu siç keni “dëshiruar” gjithnjë!

Urime Gjakovë, tu priftë e mbara kryetar Ardian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme