Lekaj udhëton për në Greqi

19:01 | 16 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, të hënën do të udhëtojë për në Athinë të Greqisë, me ftesë të homologut grek Christos Spritzis.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Republikës Helene, Lekaj do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të këtij shteti, me të cilët do të diskutojë bashkëpunimin e deri tanishëm Kosovë – Greqi dhe mundësinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në
fusha të ndryshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme