Koalicioni parazgjedhor i përbërë nga PDK-AAK e Nisma ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik.
E, i nominuar nga ky bllok për kryeministër është kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Në këtë parti thonë se tani është koha e vendimeve të mëdha për zhvillimin e vendit dhe forcimin e Kosovës përballë kundërshtarëve.
Pal Lekaj, kandidat për deputet nga kjo parti ka thënë se Haradinaj dhe AAK gjithmonë i janë përmbajtur parimit të sovranitetit dhe integritetit të plotë për vendin.
“Deri në ketë vit, ishim gardian opozitarë të Kosovës, e pas 11 qershorit me besimin e qytetarëve do të jemi ne ata që do të zhvillojmë vendin brenda, e do ta bëjmë të fortë atë nga sulmet prej jashtë”, ka thënë Lekaj për ‘Indeksonline’.
Ramushi përmes UÇK-së, sipas tij, i shërbeu atdheut për çlirimin tij, ndërsa duke qenë kryeministër ai thotë se do t’i shërbej njerëzve të Kosovës për zhvillim e perspektivë.
“Haradinaj mbi të gjitha e ka dinjitetin njerëzor, fjalën e dhënë e mbanë, e kështu do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shtuar Lekaj.
Tutje, ai ka bërë me dije se duke qenë në listë për deputet do t’i takojë qytetarët veç e veç për të dhënë arsyet pse duhet mbështetur Haradinajn për kryeministër dhe listën zgjedhore të AAK-së./Arbresh.info/
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media