Google ADS

Lekaj tregon kur do tu përgjigjet Haradinaj kërcënimeve të Erdoganit

20:13 | 1 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka komentuar kërcënimet e fundit të presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit Haradinaj.

Kujton se Kosova ka shpallur pavarësinë.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe dihet zinxhiri komandues”, thotë Lekaj.

Sipas tij Kosova nuk do lejojë askënd që të ndërhyjë në punët e brendshme të vendit.

“Ne jemi shtet i pavarur dhe nuk lejojmë që askush të na përzihet në punët e brendshme”, tha Lekaj.

“Me siguri në ditët në vijim do të deklarohet kryeministri Haradinaj”, theksoi ai.

Presidenti turk e ka kërcënuar Haradinajn pasi ky i fundit shkarkoi Ministrin e Punëve të Brendshme dhe shefin e AKI’së në lidhe me arrestimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Sipas Erdoganit i pari i ekzekutivit në Kosovë do të jap ‘llogari’ për këto veprime.

Ndaj kërcënimeve nga shteti i Turqisë kanë reaguar zyrtarë institucional dhe nga shoqëria civile.

Ndërkohë, vetë Haradinaj ende nuk ka folur rreth këtyre deklaratave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme