Rruga Deçan – Plavë, e cila ishte paraparë të ndërtohej tash e sa vite, deri më tani kishte mbetur peng i burokracisë dhe ankesave të Manastirit ortodoks serb.
Por, siç duket problemet me Manastirin janë zgjidhur dhe nesër do të fillojnë punimet në këtë rrugë që e lidh Kosovën me Malin e Zi.
Kështu ka thënë në një prononcim për Indeksonline, Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Ai ka treguar se punimet në këtë rrugë pritet që të zgjasin për rreth dy vite, ndërsa sa i përket kostos, Lekaj tregoi se për fillim kjo ministri ka ndarë një buxhet prej katër milion euro për ndërtimin e kësaj rruge.
“Punimet e rrugës që e lidhë Deçanin me Malin e Zi, konkretisht me rajonin e Plavës, nëse çdo gjë shkon sipas parashikimeve do të përfundojnë në 2020. Ne si fillim për tu nisur punimet i kemi ndarë katër milion euro, por në total mund të shkojë deri në rreth 10 milion euro”, tha Lekaj.
Ndërkaq, muaj më parë Shoqata e Malazezëve të Kosovës kishte kërkuar nga institucionet e Kosovës dhe të Malit të Zi që kjo rrugë të mbante emrin e letrarit malazez, Radovan Zogoviq, i cili është i varrosur në varret e Deçanit.
Por, ministri Lekaj thotë se vetëm pas përfundimit të rrugës do të vendoset për emrin që do e mbajë dhe emërimi do të bëhet në konsultim me banorët e këtij rajoni. Ndërkaq, Lekaj theksoi se kjo rrugë do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë me Malin e Zi.
“Tani për tani do të bëhet ndërtimi i saj dhe kur gjithçka të jetë përfunduar sa i përket ndërtimit, do të vendoset emri i rrugës, të cilin emër do ta vendosim duke u konsultuar me banorët e atij rajoni dhe institucionet relevante. Por në këtë kohë e rëndësishme është që po niset projekti në fjalë, sepse ajo zonë e ka të nevojshme atë arterie për të zhvilluar turizmin e rrjedhimisht ekonominë e vet dhe lidhjen me shtetin e Malit të Zi, si fqinjë të mirë që jemi”, shtoi Lekaj.
Kujtojmë që punimet për ndërtimin e kësaj rruge ishin planifikuar të fillonin në muajin mars, por për disa arsye ato janë shtyrë për një muaj.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona