Google ADS

Lekaj tregon dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e shiut në një fshat të Gjakovës

19:15 | 17 Shtator 2022
E.H

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka vizituar fshatin Babaj Bokës të Gjakovës me rastin e vërshimeve që kanë ndodhur mbrëmë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut.

Lekaj ka parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut, që përfshinë tërë territorin e Kosovës.

“Sot, së bashku me Kryetarin e Bashkësisë Lokale z. Ramë Talin dhe këshilltarin komunal të Gjakovës z. Shpend Bajramin vizituam fshatin Babaj Bokës me rastin e vërshimeve që kanë ndodhur mbrëmë për shkak të reshjeve të mëdha të shiut. Shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar në Komunën e Gjakovës dhe shpresoj që të tejkalohet sa më shpejtë”, ka shkruar Lekaj në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme