Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh ministër në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit i Kosovës, Pal Lekaj, ka sulmuar shefin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Lekaj, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në T7, ka akuzuar Kurtin si fajtor kryesor për vonesën në formimin e qeverisë së re të vendit.
Videomesazhet e Kurtit, rreth diskutimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës për formimin e një koalicioni, Lekaj i ka cilësuar “videolojëra”.
“Faji më i madh për pazare politike dhe për moskompromis është i Albin Kurtit”, ka deklaruar Lekaj.
Ai ka paralajmëruar jetë të shkurtër për qeverinë e ardhshme, nëse do ta udhëheqë Kurti.
“Habitem që quhet qeveri e shpresës. Do të has sharra në gozhdë pas një viti”, ka thënë nënkryetari i AAK’së.
Ri-akreditohen shtatë laboratorë të Agjencisë së Kosovës për...
Ndërron jetë ish-legjenda e Barcelonës
Aksident i rëndë në Shipol të Mitrovicës, humb jetën një 65-...
Kosova e publikon listën e lojtarëve për turneun e hendbolli...
Pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova – Kjo është gjendja në...
Katër viktima nga tornadot në jug të SHBA-së