PDK-së se nuk do të mund të përfundonte e para pas marrëveshjes së LDK-së me AKR-në ka bërë që të arrihej koalicioni PDK-AAK-Nisma.
Ai ka thënë se koalicioni i LDK-së me partitë tjera tani nuk mund të vlerësohet si koalicion fitues.
“Sonte në mbrëmje është nënshkruar koalicioni trepalësh PDK-AAK-Nismë, i nominuar për kryeministër është Ramush Haradinaj. Duke parë se gjykata kushtetuese ka thënë që ai që del i pari ka të drejtë të bëjë koalicione pazgjedhure dhe të nominojë kryeministrin, kemi dashur që ta thjeshtësojmë këtë procedurë. Mund të themi që është edhe ajo se frika e PDK-së për humbje nga koalicioni LDK-AKR i bëri që të ofrojnë postin e kryeministrit për Ramush Haradinajn. Është e pamundur që ky koalicion (LDK-AKR) të jetë koalicion i fitores. Elektorati është bukur i përafërt dhe nuk do të harxhojmë kohë për t’ua sqaruar, por do të merremi për përafrimin e programeve. Unë është e vërtetë që e kam akuzuar koalicionin e zorit dhe mbes prapa kësaj fjalie. Fare nuk ndërlidhet me Gjykatën Speciale, por ndërlidhet me interesin e qytetarëve dhe të Kosovës”, ka thënë ai.
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë