Zgjedhjet nacionale të 11 qershorit e kanë nxjerr koalicionin PAN të parin në zgjedhje, por jo me rezultatin e pritur nga ky koalicion.
Por, edhe më këtë rezultat në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, presin qe formimi i institucioneve të ndodhë menjëherë pas çertifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.
Nënkryetari i këtij subjekti, Pal Lekaj është i bindur se qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Ramush Haradinaj.
Madje, Lekaj ka thënë se i pari qe do t’i thotë ‘PO’ qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj do të jetë pikërisht Albin Kurti i Vetëvendosjes.
“Për bindjen tonë, i pari që do t’i thotë PO, qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj, do të jetë Albin Kurti. Kthim mbrapa nuk ka, vendi duhet të ecë përpara dhe ashtu do të ndodhë”, ka thënë Lekaj për ‘Indeksonline’.
Tutje, ish shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, në legjislaturën e kaluar ka thënë se janë në pritje të çertifikimit të rezultateve nga ana e KQZ-së.
“Ajo që po thuhet koaluareve, sa i përket numrave, ne i shohim më shumë se aq, për ne, deputetët janë bindje dhe atë bindje do ta shfaqin në ditën kur do të dalë për votim qeveria e kryeministrit Haradinaj”, ka shtuar Lekaj.
Këshilli Qendror i Zgjedhjeve pritet qe deri në fund të këtij muaji t’i çertifikoj zgjedhjet për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.
Koalicioni PAN në bazë të rezultateve të deritashme ka 39 deputetë.
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë