Lekaj: Testet nga Serbia nxorën pozitiv patriotizmin fallso të Kurtit

00:38 | 19 Prill 2020
Trina Galanxhi

Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar për testet që qeveria në detyrë ka pranuar nga Serbia si donacion.

Me anë të një postimi në Facebook, Lekaj ka thënë se këto teste e nxorën pozitiv patriotizmin fallco të Kurtit, shkruan lajmi.net.

“Testet nga Serbia nxorën pozitiv patriotizmin fallso të Albinit. Turp!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, pranimi i këtyre 1 mijë testeve nga Serbia ka shkaktuar reagime të ashpra sot gjatë gjithë ditës në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme