Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar ndaj vendimit të institucioneve të Shqipërisë për vënien e taksës për Rrugën e Kombit.
Sipas vendimit të institucioneve të Shqipërisë, nga 15 prilli kushdo që kalon Rrugën e Kombit është i obliguar të paguajë pesë euro një drejtim me veturë, ndërsa 10 euro për automjete të rënda.
Ministri Lekaj në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë pasur asnjë njoftim në lidhje me këtë vendim.
Lekaj ka bërë me dije se pas këtij vendimi ka kërkuar një takim me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Damian Gjiknuri.
“Procesi i vendosjes së taksës për Rrugën e Kombit është një temë që ka disa kohë që është diskutuar në publik, por njoftim apo diskutim të veçantë ndërmjet dy ministrive apo edhe ndërmjet meje dhe ministrit Gjiknuri nuk ka pasur”, ka thënë Lekaj.
Ministri Lekaj ka theksuar se kjo taksë është e papërballueshme.
“Personat fizikë dhe juridikë të Kosovës, të cilët qarkullojnë përditë, nuk besoj se mund ta përballojnë këtë çmim për kohë të gjatë sepse, sipas vlerësimeve tona, është çmim i lartë”, është shprehur Lekaj, duke shtuar se paraprakisht është dashur të bëhet një konsultim ndërmjet dy shteteve.
“Rrugët janë për të lidhur qytete, shtete e popuj prandaj, edhe kur marrim vendime për të tilla gjëra, siç tani e kemi rastin me tarifën rrugore, duhet të konsultohemi me njëri-tjetrin sepse, në fund të fundit, nëse për asgjë tjetër, jemi dy shtete me shumicë absolute të të njëjtit popull”, është shprehur Lekaj.
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister