Google ADS

Lekaj takon Minxhozin, flasin për taksën në “Rrugën e Kombit”

12:00 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka prit sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku temë e takimit ka qenë taksa në “Rrugën e Kombit”.

Në takim po ashtu është biseduar edhe për letrën zyrtare me të cilën i janë drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës,  Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër, shkruan arbresh.info.

Postimi i plotë i Lekajt:

“Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e rithkesova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është “Rruga e Kombit”.

Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.

Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.

Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithmbarshëm”, ka shkruar Lekaj në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme