Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka prit sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ku temë e takimit ka qenë taksa në “Rrugën e Kombit”.
Në takim po ashtu është biseduar edhe për letrën zyrtare me të cilën i janë drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë i Lekajt:
“Në takim me Ambasadorin Qemal Minxhozi diskutuam zhvillimet e fundit në dy vendet tona, me theks të veçantë për çështjen e taksës rrugore për të cilën e rithkesova papajtueshmërinë tonë me çmimin dhe mënyrën se si është marrë ky vendim për njërën nga arteriet kryesore të lidhjes ndërshqiptare, që është “Rruga e Kombit”.
Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër.
Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë.
Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithmbarshëm”, ka shkruar Lekaj në facebook./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...