Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj gjatë ditës është takuar me përfaqësues të Fondit për Zhvillim të Arabisë Saudite, në krye me Abdullah Al-Shoaibi, menaxher rajonal, shkruan arbresh.info.
Në këtë takim u bisedua për projektin, i cili financohet nga ana e këtij fondi, për zgjerimin e rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë.
Ministri Lekaj falënderoi përfaqësuesit e Arabisë Saudite duke u thënë se do ta realizojnë projektin në fjalë.
“Ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme dhe më vjen keq për stërzgjatjen e realizimit të këtij projekti, por ne ju premtojmë që pas përzgjedhjes së kompanisë që do të realizojë këtë projekt, nuk do të ketë më pengesa dhe ju premtojmë që do të kemi një partneritet të ngushtë bashkëpunimi në mes nesh”, ka thënë ai.
Kurse, Abdullah Al-Shoaibi pohoi se Arabia Saudite do të ketë raporte të shkëlqyera me Kosovën
“Sa u përket raporteve tona, ne do të kemi raporte të shkëlqyera si me ju, po ashtu edhe me të gjitha ministritë tjera,me të cilat do të kemi projekte të përbashkëta. Ne ju njoftojmë edhe se kërkesa juaj për t’u financuar edhe pesë kilometra të kësaj rruge është aprovuar. Gjithashtu, ne ju falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer që deri tash ka pasur Ministria juaj me ne lidhur me këtë projekt. Shpresojmë që edhe më tutje të vazhdojmë ta zhvillojmë këtë bashkëpunim edhe me shumë projekte tjera të përbashkëta”, ka thënë ai./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...