Google ADS

Lekaj takohet me Gjiknurin, bisedojnë për projektet e përbashkëta

15:21 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është takuar me homologun e tij nga Shqipëria Damian Gjiknurin.

Lekaj përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se me Gjiknurin kanë biseduar për zhvillimin infrastrukturor andej e këndej kufirit, taksat rrugore e projekte të përbashkëta në institucionet që udhëheqim.

Statusi i plotë:
Kënaqësi ta takoj homologun tim nga Shqipëria, Damian Gjiknurin, dhe të bisedojmë për shumë gjëra që na bashkojnë, sepse të pakta janë ato që na ndajnë. Diskutuam për zhvillimin infrastrukturor andej e këndej kufirit, taksat rrugore e projekte të përbashkëta në institucionet që udhëheqim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme