Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, takimin e kryeministrin Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq e sheh si rutinë dhe aspak dobiprurëse për shtetin e Kosovës. Ai ka thënë se Kosovës i duhet një dialog përmbyllës me njohje reciproke.
“Po sa i përket takimeve të tilla, më shumë janë rutinë sesa që janë dobiprurëse për shtetin e Kosovës, për përmbylljen e bisedimeve dhe kjo po vazhdon me vite e sidomos në këtë Qeveri që me të vërtetë nuk i ka dhënë rëndësi të veçantë dialogut dhe tani po shihet se po ka takime të nivelit të ndryshme, po pa rezultate konkrete. Kosovës i duhet një dialog përmbyllës me njohje reciproke dhe pa ato takime kurtuazie”, tha Lekaj.
Sipas Lekajt, kryeministri Kurti ka thyer të gjitha parimet e Vetëvendosjes.
“Jo vetëm që i ka thyer por ka shkelur në parimet e VV-së. Ju e dini se ka qenë kauza “Jo Negociata, Vetëvendosje” dhe në këtë drejtim të gjitha parimet që i ka premtuar, i ka shkelur me dy këmbët dhe mendoj që nuk pritet shumë nga kjo Qeveri”, tha Lekaj./EO/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...