Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se nëse kërkohet të pranohet në rend dite aplikimi i Kosovës, në Këshillin e Evropës, do të bëjë përpjekje që kjo mos të pranohet.
Me këtë veprim bëhet shkelje e neneve 3 dhe 4 të planit franko-gjerman, me të cilin pala kosovare dhe ajo serbe u pajtuan në Ohër të Maqedonisë.
Por a duhet të vazhdojë zbatimi i marrëveshjes së dakorduar mes dy palëve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij serb Aleksandar Vuçiç, pas kësaj shkelje qysh me fillimin e implementimit të saj, për ‘Arbresh.info’, flet deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.
Ai ka thënë se tashmë janë mësuar me qëndrimet e qeverisë serbe.
“Sa i përket qëndrimit të Qeverisë së Serbisë, ne jemi mësuar me ata qe sa vite. Ata nuk përmbushin asnjë marrëveshje, nuk e implementojnë asnjë marrëveshje dhe atyre nuk iu intereson stabiliteti politik në Kosovë, as normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, e përdorin si levë që njanjën anë të afrohen me Bashkimin Evropian në tavolinë, ndërsa në anën tjetër kryekëput janë të orientuar kah Rusia, dhe në këtë drejtim ne jemi shumë skeptik edhe në marrëveshjen e Ohrit, dhe në implementim të saj sepse Serbia, po dihet që mundohet në çdo mënyrë ta pengoj Kosovën. Por, edhe Qeveria e Kosovës, Kurti, duhet të jetë shumë më i vëmendshëm sa i përket bisedimeve dhe implementimeve të kësaj marrëveshje”, ka thënë Lekaj.
Ai thotë se nëse çdo pikë në këtë marrëveshje shkelet, atëherë s’ka kuptim të implementohet kjo marrëveshje.
“Po sa i përket asaj, obligimet që i ka Kosova, nëse janë dakorduar në tavolinë Kosova duhet të paraqitet si shtet serioz dhe ato që janë dakorduar duhet të implementojë, përpos asaj që ne kemi qenë edhe në deklaratat tona si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovë, që Asociacioni mos të implementohet nëse ka kompetenca ekzekutive. Çdo pikë që shkelet në këtë marrëveshje atëherë s’ka kuptim të implementohet kjo marrëveshje” , ka theksuar Lekaj.
Lekaj, thotë se mos reagimi i Bashkimit Evropian, dhe heshtja pas këtyre deklaratave, po tregon se BE po vazhdon me avazin e vjetër.
“Mendoj që BE-ja çdo herë ka heshtur karshi me Serbinë, me keqardhje e them dhe na ka qortuar çdo herë kur ne kemi vepruar, ndoshta atë që është dashtë vepruar por që nuk iu ka shkuar interes të marrëveshjes. Mirëpo ne mund të themi që edhe me marrëveshjen për energji elektrike e marrë si shembull kanë kaluar gjitha limitet e afateve dhe BE-ja prapë hesht. Prandaj, ne duhet të jemi të qëndrueshëm edhe bashkimi Evropian duhet të jetë i qëndrueshëm. Sa i përket asaj marrëveshjes që marrin obligim dy palësh edhe Kosova edhe Serbia, po shihet që në këtë rast me deklaratat e zyrtarëve të lartë të Serbisë, po prishet gjithçka që është arritur në tavolinë” ka thënë deputeti i AAK-së.
Ndryshe, menjëherë pas përfundimit të takimit të fundit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiçit në Ohër të Maqedonisë së Veriore, pala serbe ka dalë me qëndrime se jo gjithçka nga marrëveshja është e pranuar për presidentin e Serbisë, dhe nuk do të implementohet.
Kritikat, presionet dhe trysnitë nga BE po vazhdojnë të mungojnë pavarësisht që Qeveria e Kosovës ka thënë se do ta implementojë marrëveshjen pikë për pikë, por me rend si është e shkruar, ndërsa Serbia kërkon që së pari të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, e cila është njëra nga pikat e fundit./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/
Intervista e plotë
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan
Lajmi i mirë për Shqipërinë, Gjeorgjia dhe Ukraina ndajnë pi...
‘Turneu i Ndryshimit’ arrin edhe në Istog, Abdixhiku: Si gji...
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki