Lekaj s’beson se Thaçi ka gisht në arrestimin e “gylenistëve”, për kërcënimin e Erdoganit thotë se Haradinaj flet në ditët e ardhshme
Nënkryetari i AAK-së dhe ministër i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se nuk beson se kreu i shtetit Hashim Thaçi ka gisht në arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq.
“Nuk besoj dhe nuk mund të besoj, meqë ne jemi shtet i pavarur dhe dihet zingjiri komandues”, ka thënë ai.
Ndërkaq sa i përket deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, Lekaj ka thënë se me siguri Haradinaj do të flasë në ditët në vazhdim.
“Ne jemi shtet i pavarur dhe nuk lejojmë që askush të përzihet në punët e brendshme.
Me siguri se në ditët në vijim do të deklarohet vetë z. Haradinaj”, ka thënë Lekaj.
Këto komente ai i bëri pas pritjes solemne për Pashkët, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, ku ka qenë edhe Thaçi e Haradinaj. Këta dy të fundit, që këtyre ditëve kanë shkëmbyer diskutime përmes konferencave për media, janë parë rreth një tavoline të përbashkët.
Lekaj ka thënë se me Thaçin, sonte, nuk është diskutuar rreth 6 shtetasve turq.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?