Lekaj raporton para Komisionit për monopolin e homologimit të veturave

07:25 | 25 Qershor 2019
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton sot para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave.

Javen e kaluar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, iu pati drejtuar Komisionit për Ekonomi të Kuvendit për të ngritur shqetësimin për monopolin në homologimin e automjeteve dhe imponimin e barrierave jo-tarifore për automjetet e reja, duke i shkaktuar shpenzime të panevojshme popullit të Kosovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme