Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas vendimit që morri Gjykata në Colmar të Francës lidhur më rastin Ramush Haradinaj, raporton Arbresh.info.
Lekaj në rrjetin social facebook ka thënë se Ramushin mund ta vonojnë por asnjëher ta ndalin.
Statusi i plotë:
E papranueshme, e pa falshme e totalisht në kundërshtim me konstitucionalitetin e legalitetin ndërkombëtare e evropian kjo mënyrë e të bërit politikë në emër të drejtësisë, nga kushdo çoftë kundër njerëzve me meritor që Kosova është sot e lirë dhe e pavarur. Serbia është gjenocidiale, edhe sot, siç ishte dje, sepse duke dashtë me i fshehë krimet e saja të shkaktuara në Ballkan e sidomos kundër shqiptarëve, bënë të tilla lojëra me fletëarreste. Ramushin mundeni me e vonu, e këtë po e bëni padrejtësisht, por me ndalë asnjëherë.
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë