Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti sot në takim përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Aeroportit “Adem Jashari”.
Drejtori i Bordit, Nihat Ozdemir e uroi për pozitën e re dhe e njoftoi detajisht me projektet te cilat po i realizon “Limak” në Turqi dhe Kosovë, me ato sipas modelit të Partneritetit Publiko Privat (PPP) dhe investime të tjera.
U bisedua konkretisht për projektin e zgjatjes së pistës ne Aeroportin “Adem Jashari” për të cilin pritet bashkëpunim i dyanshëm.
Ministri Lekaj në anën tjetër i falenderoi për vizitën, duke u shprehur se, “siç e dini, unë ka një muaj që kam pranuar pozitën e Ministrit të Infrastrukturës dhe jam munduar të njoftohem në detaje me fusheveprimin e aeroportit dhe obligimeve që kemi karshi kësaj ndërmarrje. Unë ju përgëzoi për punën dhe ngritjen e numrit të pasagjerëve e cila është mjaft inkurajuese, ndërsa sa i përket projektit për zgjatjen e pistës së aeroportit, jam i gatshëm të bashkëpunoj për këtë projekt por kërkojmë hapësirë kohore për të analizuar edhe një here formen e financimit, përshkak të shumës së madhe e cila është paraparë për t’u investuar për këtë pistë dhe pamundësisë për ta mbuluar në tërësi.
Ndër të tjera ministri Lekaj dhe drejtuesit e kompanisë “Limak” diskutuan edhe për mundësinë e aktivizimin edhe investimit në aeroportin e Gjakovës për të cilin u dakorduan dy palët që shume shpejt të bëhet një studim fizibiliteti si dhe të gjinden format më të mira të investimit në të.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...