Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi komunën e Deçanit ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Lekaj me këtë rast tha se ministria të cilën ai e drejton, do ta mbështes Deçanin në projekte të cilat kanë ndikim pozitiv në jetën e qytetarit.
Sipas tij Deçani do të përfitojë 8 milion euro, të cilat do të jenë për projekte lokale që i lidhin fshatrat e kësaj komune, raporton EO.
“U zotuam që do ta mbështesim fuqishëm në projektet lokale që kanë impakt pozitiv për zhvillimin ekonomik por edhe për zhvillimin e turizmit. Ne nënshkruam marrëveshje bashkpunimi me komunën e Deçanit dhe u zotuam që këto projekte nuk do të stërzgjaten, do të jemi të saktë dhe me kohë në përfundimin e tyre”, tha ai./EO/.
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...