Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka theksuar se që nga dita e nesërme Demarkacioni nuk do të jetë më si pikë e rendit të ditës.
Ai në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se është më së i bindur se nesër do të votohet marrëveshja e Demarkacionit.
“Numrat janë. Dy të tretat e deputetëve do ta votojnë këtë marrëveshje. Arsyeja pse është thirrur seanca tregon se janë numrat. Ndryshe nuk do të thirrej”, ka shtuar Lekaj.
Ndryshe, një ditë para se Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e të Zi të jetë në Kuvend, ende nuk dihet saktë nëse janë siguruar votat apo jo, ku për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, nevojiten 80 vota nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.
Kundër kësaj marrëveshje janë deklaruar Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi ka tri vite që nuk e merr bekimin e Kuvendit, ndërkaq ratifikimi i kësaj marrëveshje është një ndër kriteret e liberalizimit të vizave.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?