Ministri Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se janë duke u zhvilluar punimet për hapjen e rrugës nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, te Shtupeqi i Madh, ku ka pasur rrëshqitje të madhe të dheut dhe gurëve.
“Qytetarë të Pejës me rrethinë, reshjet e dendura të ditës së sotme kanë bërë që në rrugën nacionale N9, segmenti Pejë-Kuçishtë-Bogë, konkretisht në Shtupeq i Madh, kilometri i 13’të, të shkaktohen rrëshqitje të dheut e të gurëve e rrjedhimisht të ketë bllokim të rrugës. Ministria e Infrastrukturës ka ndërhyrë përmes kompanive të mirëmbajtjes, po punohet edhe në këto momente që të lirohet për qarkullim kjo rrugë. Reshjet po vazhdojnë e kjo mund të përkthehet në rrëshqitje të tjera në këtë segment, prandaj ju paralajmërojmë që të jeni të kujdesshëm gjatë lëvizjeve”, ka njoftuar Lekaj përmes profilit të tij në Facebook.
Lekaj është shprehur se Ministria e Infrastrukturës është në krye të detyrës sipas nevojës, prandaj një mirëkuptim dhe kujdes i dyanshëm, sipas tij do të nënkuptojë siguri më e madhe për të gjithë.
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë