Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me zërat se kompania ndërtuese e rrugës Deçan- kufiri me Malin e Zi, është duke punuar brenda “zonës së mbrojtur”, duke siguruar qytetarët e të gjitha komuniteteve se punimet do të kryhen pa e cenuar atë zonë, ashtu siç edhe është zotuar ministri Lekaj dhe Ministria e Infrastrukturës.
Ministri Lekaj, po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve vendor e ndërkombëtar, që të kontribuojnë që kjo temë humane të mos përkthehet në diçka tjetër, sepse krejt kjo po bëhet në shërbim të zhvillimit të komunitetit të atjeshëm dhe mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe bashkimit e jo ndarjes së tyre.
“Për informimim të drejt të opinionit. Rruga Deçan – kufiri me Malin e Zi, e cila ka filluar para një muaj është duke u zhvilluar pa e “cenuar” zonën e mbrojtur, punimet janë ka zhvillohen me një intensitet të kënaqshëm, 5 kilometra nga Manastiri i Deçanit e tutje, ashtu edhe siç jemi zotuar që nga fillimi.
Sa i përket se “kompania është duke punuar brenda zonës së mbrojtur”, ajo është rrugë malore dhe shumë shpesh, si në çdo rrugë tjetër malore, ka erodime dhe rrëshqitje të dheut dhe gurëve dhe kompania është dashtë të ndërhyjë ashtu siç e ka edhe në kontratë që të hapë rrugën për të qarkulluar automjetet e vogla, qytetarët të cilët i kanë pronat e tyre ku e zhvillojnë veprimtarinë blegtorale e turistike të tyre.
Konform kësaj dëshirojë të bëjë thirrje që të kontribuojmë të gjithë faktorët relevantë, vendor e ndërkombëtar, që një temë e cila është kryekëput humane e njerëzore, të mos përkthehet si diçka tjetër, çoftë për të nxjerrë komunitetet njeri – tjetrin keq, apo edhe për të bërë zhurmën që nuk duhet të bëhet, sepse rrugët janë për të bashkuar e jo për tu ndarë njerëzit, edhe rruga Deçan – kufiri me Malin e Zi po ndërtohet e po investohet në të, vetëm për t’iu mundësuar njerëzve të zhvillojnë veten.
Ne derisa nuk do të kemi një harmonizim të idesë së rruga duhet të ndërtohet si tërësi, jemi zotuar dhe do t’i qëndrojmë atij zotimi se punimet do të zhvillohen jashtë zonës së mbrojtur”, thuhet në reagimin e ministrit Pal Lekaj.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?