Deklarata e fundit e presidentit të Serbisë, Aleksndar Vuçiq lidhur me Kosovën ka bërë një bujë të madhe në të dy rajonet.
Vuçiq duke folur për njohjen e Kosovës ka theksuar se më mirë tani, se sa pas 100 viteve.
Sipas tij bashkëjetesa dhe raportet e mira të shqiptarëve me serbët që jetojnë në Zvicër, duhet të shërbejnë si model për Kosovën dhe Serbinë.
Vuçiq ka deklaruar se Serbia duhet të shkëputet nga mitet e saj dhe se dëshiron një Serbi të re dhe të reformuar.
I kontaktuar nga Indeksonline, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka theksuar se tashmë të gjithë po e njohin realitetin e quajtur, Republika e Kosovës.
“Të gjithë e kanë njohur dhe po e njohin realitetin e quajtur, Republika e Kosovës e shpallur me 17 shkurt 2008 dhe si të tillë do të duhet ta njeh edhe Serbia nëse dëshirojnë të kemi fqinjësi të mirë dhe komunikim bilateral si dy shtete të pavarura”, ka thënë Lekaj.
Sipas deputetit Lekaj, ka kaluar koha që Kosova të vazhdojë të jetë në një dialog që nuk i ka sjellë përfitime askujt përveç disa burokratëve në BE.
“Ndryshe ka kaluar koha që Kosova të vazhdojë të jetë në një dialog që nuk i ka sjellë përfitime askujt tjetër përveç disa burokrateve në BE dhe Serbisë në raport me të”, ka shtuar Lekaj.
Lekaj gjithashtu ka thënë se sipas tij nuk duhet kënaqur me asgjë të arritur, me arsyetimin se po kontribuohet në stabilitet të rajonit.
“ Sido që të jetë qëllimi i deklaratës së tij dhe i tij personalisht mendojë që nuk do të vazhdojmë t’i mbyllim sytë dhe të kënaqemi me asgjë të arritur, me arsyetimin se ashtu po i kontribuojmë stabilitetit në rajon”, ka përfunduar Lekaj.
Vuçiq ndër të tjerash ka shtuar se duhet vazhduar dialogu dhe se sipas tij duhet pasur edhe një dialog të brendshëm në mes Kosovës dhe Serbisë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...