Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka folur për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi.
Lekaj ka thënë se e kishte paralajmëruar këtë krizë para pesë muajve ne Komision dhe në Parlament por shton se këtë e kanë marrë si veprim politik e jo për të mirën e vendit.
“Ne i kemi paralajmëruar para pesë muajve edhe në komisione edhe në Parlament se do të hyjmë në një krizë energjetike. I kemi analizuar shtetet që na rrethojnë por edhe krizën globale dhe mendoj që na ka marrë më tepër që po veprojmë politikisht, jo për të mirën e vendit dhe qytetarëve, dhe kemi ardhë deri në këtë gjendje”, tha Lekaj.
Lekaj ka treguar se para një muaji e kishte ftuar në Komision ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për ta pyetur se a do të hyjë vendi në një krizë energjetike dhe thotë se kjo e fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
“Ne nuk kemi informacione nga cili shtet importohet rryma, nuk ka transparencë. Qeveria duhet me dalë. Unë vetë e kam ftuar ministren Rizvanolli në Komision për Ekonomi e kam pyetur a do të hyjmë në një krizë, para një muaji, më ka thënë jo. E kam pyetur pse keni deklaruar se duhet të siguroni qebe për qytetarët dhe tash nuk po kryejnë punë as qebet as agregatët. Kjo Qeveri po mendon që duke qëndruar në zyre do t’i kryejë punët. Me të drejtë e kemi quajtur qeveri e praktikantëve”, tha Lekaj Në t7.
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...