Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), Palë Lekaj ka bërë të ditur se ka kjo ministri ka nisur rregullimin e disa mbrojtësve të rrugës në rrugë nga aksidentet.
Përmes postimit në Facebook, Lekaj ka thënë se pahitë e dëmtuara nga aksidentet, po zëvendësohen me të reja, në shumë rrugë të Kosovës.
Sipas tij, edhe aty ku janë larguar nga qytetarët, po rivendosen këto masa mbrojtëse.
“Rrugë cilësore dhe të sigurta janë qëllimi ynë, prandaj pres që të kemi edhe mbështetjen tuaj, qytetarë të nderuar, duke mos e dëmtuar pronën publike. Aktualisht po punohet në rrugën nacionale N9, Prishtinë – Pejë dhe në kyçje e autostradave, prandaj vozitës, keni kujdes nga prezenca e punëtorëve dhe makinerisë”, ka shkruar ministri Lekaj./Arbresh.info
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...