Deputeti i koalicionit PAN, Pal Lekaj ka thënë se ky koalicion do të marrë pjesë në seancën e kërkuar më 24 gusht.
Lekaj ka thënë se PAN do të mbajë premtimin, duke kritikuar folësit e vazhdimit të seancës të së hënës të cilët siç tha kanë përdhosur kontributin e luftës së UÇK-së, shkruan Arbresh.info.
“Ne ua kemi bërë të qartë se nuk marrim pjesë në seanca dhe ju kemi lut që ta anuloni seancën e të hënës dhe të takohemi për tu konsultuar për seancë që të mbahet të enjten ose të premten. Ne sot jemi këtu, e kemi thënë dhe po e mbajmë premtimin që do ta caktojmë edhe orën edhe datën dhe ne nuk do ta bojkotojmë seancën. Këto që po i predikoni ju janë vetëm lojëra politike dhe e keni përdoru foltoren e Kuvendit për të fyer luftën e UÇK-së. Mos hajdeni këtu të na shitni pallavra”, është shprehur Lekaj./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën