Lekaj: Një shkollë profesionale për automjete, e nevojshme për të rinjtë e Kosovës

16:33 | 23 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka takuar sot dy përfaqësues të Unionit Profesional të Zvicrës për Automjete Nicolas Leuba dhe Stefan Sarkany.

Në një njoftim nga kjo Ministri bëhet e ditur se Lekaj bashkë me përfaqësuesit nga Zvicra kanë biseduar për  mundësinë e përkrahjes për hapjen e një shkolle profesionale në vendin tonë, e cila do të ndihmonte zhvillimin e kuadrove profesionale në lëminë e kontrolleve teknike dhe servisimin e automjeteve.

“Ideja është që fëmijët e Kosovës të arsimohen dhe të punësohen në Kosovë”, ka thënë Lekaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme