Edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është gëzuar lajmit për përmbushjen e kritereve të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai për këtë lajm pozitiv për vendin e ka falënderuar kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë:
Nga sot fillimi i fundit të izolimit për qytetarët e Republikës së Kosovës.
FALEMINDERIT KRYEMINISTËR, RAMUSH HARADINAJ!
Angazhimi i pandalshëm dhe i palodhshëm i juaj dhe i qeverisë që udhëheqni, rezultojë me rekomandimin pozitivë, nga Komisioni Evropian, për heqjen e vizave për qytetarët e vendit.
Ashtu si Komisioni, presim që edhe Këshilli dhe Parlamenti Evropian, si dashamirës të Kosovës, ta thonë të tyren, në kuptimin pozitiv.
Ne jemi popull Evropian dhe si partner të saj, do të kemi të drejtën sikur të gjithë popujt e tjerë të levizim lirshëm dhe të komunikojmë me bashkëqytetarët tjerë të kontinentit.
Urime KOSOVË!
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?