Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj ka njoftuar se ka nënshkruar sot kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc-Gjakovë.
Ai në një njoftim në Facebook ka shkruar se komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
Mirëmëngjesi Gjakovë!
Javën po e fillojmë me një lajm të mirë, jo vetëm për ju, por për tërë Dukagjinin. Sapo nënshkrova kontratën për fillimin e punimeve në segmentin e parë të zgjerimit të rrugës Dollc – Gjakovë.
Komunikacionit të ngarkuar në këtë aks rrugor, më në fund po i vjen zgjidhja duke krijuar kushte më të mira edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.
Krahas këtij investimi në këtë autoudhë, ju njoftojmë edhe me projektet e reja lokale, të cilat i financon Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Me një buxhet prej rreth 1 milion e 162 mijë, këtë vit fillojnë këto projekte:
Ndërtimi i rrugës Shqiponjë – Kralan
Ndërtimi i rrugës Cermjan – Meqe
Ndërtimi i rrugës në Cufadol
Ndërtimi i rrugës Dol – Kushavec
Ndërtimi i rrugës Lipovec – Goden
Ndërtimi i rrugës në fshatin Pjetërshan
Rehabilitimi i rrugës Muharrem Domi
Ndërtimi i rrugës së Radoniqit
Ndërtimi rrugëve në Hereq, Novosellë e Poshtme dhe e Epërme, Palabardh, Janosh dhe Lugbunar
Ndërtimi i rrugës në Ramamat
Ndërtimi i rrugës Dol – Lipovec – Gjakovë
Asfaltimi i rrugës Korenicë – Babaj i Bokës
Për përfundimin e tyre është planifikuar buxheti edhe për dy vitet e ardhshme.
Shihemi në fillimin e punimeve, Gjakovë!
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...