Google ADS

Lekaj në Mal të Zi nënshkruan marrëveshje me ministrin Nurkovic për Transport Ndërkombëtarë të Mallrave dhe Njerëzve

18:33 | 1 Gusht 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka nënshkruar marrëveshje me homologun e tij në Mal të zi, Osman Nurkoviç për Transport Ndërkombëtarë të Mallrave dhe Njerëzve.
Lekaj përmes një statusi në rrjetin social facebook ka shkruar se me ministrin Nurkovic kanë diskutuar edhe për të ardhmen e projektit të tunelit që do t;i lidhe Pejën me Rozhajën dhe lidhjes përmes Hekurudhave që sipas Lekajt është një investim kapital, investime këto që sjellin përafrim e integrim të dy shteteve tona në koridore të rëndësishmë të transportit ndërkombëtarë.

Statusi i plotë:
TUNELI, HEKURUDHAT, TAKSA E AUTOPERGJEGJËSISË DHE MARRVESHJA PËR TRANSPORT NDËRKOMBËTARË – VIZITA NË MAL TË ZI
Sot gjatë vizitës zyrtare në Shtetin e Malit të Zi dhe takimit me homologun, Ministrin, Osman Nurkoviç, nënshkruam marrëveshjen për Transport Ndërkombëtarë të Mallrave dhe Njerëzve.
Me Ministrin Nurkovic, pas diskutimeve për zhvillimet e përgjithshme në të dy vendet tona, me theks të veçantë përsa i përket ministrive që udhëheqim, diskutuam edhe për të ardhmen e projektit të tunelit, që do t’i lidhë Pejën me Rozhajen (i gjatë 7 kilometra) dhe lidhjes përmes Hekurudhave që është një investim kapital, investime këto që sjellin përafrim e integrim të dy shteteve tona në koridore të rëndësishmë të transportit ndërkombëtarë. Ne presim që shumë shpejt të dalim me rezultate konkrete nga ekipet tona tashmë të emruara, përsa i përket këtyre projekteve.
Marrëveshja e cila u konkretizuar sot me vendosjen e nënshkrimeve bashkë me homologun Nurkovic, do të lehtësojë, pajisjen me leje përkatëse, do të kemi levizje me të lirë të transportueseve te të dy vendeve tona, por edhe me vendet e treta, duke i përdorur Kosovën dhe Malin e Zi si vende tranzit.
Nuk mbeti anash, diskutimi dhe dakordimi për largimin e barrierave administrative, siç është taksa për autopërgjegjësinë, taksë kjo e imponuar nga ana e Malit të Zi. Ju mbetet ministrive të linjës të gjejnë modalitetet e duhura që kjo taksë të hiqet sa ma parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme