Kryetari grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se sot Ramushi po e bënë edhe një sakrificë tjetër.
Sipas tij sot mungojnë edhe luftëtarët e zotë që dhanë shumë në luftë, e sakrifikuan pas saj, po sakrifikojnë edhe sot po për këtë ditë.
Statusi i plotë:
Sot Ramushi po e bënë edhe një sakrificë tjetër
Kur po shënohet 17 shkurti – 9 vjetori i shpalljes së deklaratës për pavarësi të Kosovës, mungojnë dëshmorët, martirët të cilët vdiqën për t’u arritë kjo ditë e shënuar.
Sot mungojnë (jo për herën e parë) edhe luftëtarët e zotë që dhanë shumë në luftë, e sakrifikuan pas saj, po sakrifikojnë edhe sot po për këtë ditë. Sot mungoni prezenca juaj kryetar Haradinaj.
Është shumë për t’u çuditur se si koha nga njëherë të tradhton, a ndoshta të është shkruar si i thonë, nga zoti, e ndihmohet nga robi për të qenë gjithnjë “kurban” i vendit tënd.
Në çdo përvjetorë të rëndësishëm, e në çdo kohë kur Kosovës se kanosur nga e keqja, i duhesh ju nuk keni mundësi të jeni këtu, ta “shijoni” atë për të cilën ju s’ngurruat asnjëherë të jepni veten, e në të njëjtën kohë të vazhdoni të mbroni lirinë dhe Kosovën e plotë.
“Institucionalistët” e shtetit tënd, nuk e ngrenë zërin, e nuk shpenzojnë asnjë mililitër ngjyrë të stilolapsit për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtarë për padrejtësinë që po të bëhet e për të kërkuar që ju t’i ktheheni vendit tënd pa asnjë kusht, as në përvjetorin e pavarësisë të cilën ju vet, bashkë me miq e mundësuat të arrihet.
Sot këta “Institucionalistët” të veshur në kollare e të buzëqeshur me falsitet, tentojnë ndoshta edhe të mohojnë kontributin tuaj e të shokëve. Por populli e di të vërtetën e dijnë se kush jeni ju, prandaj ata do të festojnë e do të urojnë me juve #RamushHaradinaj.
Sepse ju jeni #Kosova, të tjerët vetëm kanë përfituar në kurriz të saj.
Urime 9 – vjetori i pavarësisë!
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA