Ministri i Infrastrukturës, njëherësh nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se opozita nuk e ka serioze iniciativën për rrëzimin e Qeverisë, pasi sipas tij nuk i kanë numrat në Kuvend.
Lekaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se mospajtimet mes partnerëve të koalicionit qeverisës vetëm sa do ta ndikojnë pozitivisht në qeverisjen e vendit.
“Kur jemi te opozita, ju e dini që prej ditës së parë ne kemi qenë të rrëzuar. Iniciativat e tyre nuk i shoh serioze, sepse sikur të kishin votat ne nuk do të ishim në qeveri… Nuk i kanë as 50 vota e lëre më tjerat”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Nënkryetari i AAK-së thotë se qysh moti ka paralajmëruar se nuk do të ketë rrëzim të Qeverisë.
“Po e them prapë se nuk ka zgjedhje këtë vit. Me votat që ka opozita ne mund të qëndrojmë në qeveri edhe dhjetë vite. Nuk e kanë serioze iniciativën [për rrëzimin e Qeverisë]”.
Lekaj ka shtuar më tej se “është normale që opozita të kërkojë mocion dhe në momentin që ata kanë votat, ne s’kemi çka…është kushtetuese”.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...