Zyrtarë të koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), besojnë që në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet më 24 gusht do të zhbllokohet kriza e formimit të institucioneve.
Në këtë seancë konstituive nga ky koalicion është thënë se do të paraqitet edhe kandidati për kryeparlamnetar.
Pal Lekaj deputet i AAK-së thonë se institucionet duhet të formohen sa më shpejtë, por duke pasur një dakordim ashtu siç ndodhi në takimin e fundit konsultativ.
“Ne besojmë që më 24 gusht do të marrin rrugën e duhur themelimi i institucioneve të reja”, ka thënë Lekaj për lajmi.net.
I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se synon që të ketë një qeveri më bazë më të gjerë se sa numri i nevojshëm për t’i formuar institucionet. Ai për këtë ka zhvillaur takime me deputetë të ndryshëm të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa, deputeti Pal Lekaj ka thënë se qeveria e ardhshme do të ketë një shumicë e cila do t’ia lehtësoj vendimmarrjen për tema të rëndësisë së veçantë për Kosovën dhe qytetarët e saj.
“Në këtë drejtim kemi mirëkuptimin edhe të kolegëve nga parti politike parlamentare, por edhe të deputetëve individualisht, të cilët shohin përtej interesave të politikës ditore dhe dëshirojnë të jenë në funksion të asaj për çka edhe e kanë marrë besimin e qytetarëve”, ka thënë Lekaj për lajmi.net.
Në seancën e ardhshme e cila do të mbahet më 24 gusht, koalicioni PAN ka thënë se do ta propozojë kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, e që do të jetë Kadri Veseli. Ata kanë thënë se pas zgjedhjes së kryeparalmnetarit shumë shpejt do ta zgjedhin edhe kryeministrin.
Ndërsa, ish-lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka propozuar që nëse PAN nuk e propozon në seancën e 24 gushtit kandidatin e tyre, atëherë deputetët tjerë duhet ta propozojnë një kandidat dhe ta zgjedhin.
Deri më tani janë mbajtur 5 seanca konstituive të Kuvendit në të cilën ka dështuar të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit./arbresh.info/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës