Lekaj: Mazhoranca po synon të shkatërrojë çdo gjë që është ndërtuar

13:23 | 8 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar sot në Kuvend se Qeveria aktuale po synon ta shkatërrojë çdo gjë që është ndërtuar deri më tash në vend.

Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, Lekaj tha se pozitës nuk i interesojnë shërbyesit civilë, por shkatërrimi i punës që është bërë gjatë 20 vjetëve të kaluara.

“Mazhoranca po synon që të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar. Kësa mazhorance nuk po i intereson mbrojtja e shërbyesve civilë apo institucionet e pavarura, por po ju intereson që të shkatërrojë gjithçka që është ndërtuar që 20 vjet dhe kjo për ne është e papranueshme”, tha Lekaj gjatë seancës./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme