Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka deklaruar se demarkacioni është një lloj kaucioni, siç e quan ai, mes partnerëve qeveritarë.
“Demarkacioni si i tillë është një lloji ‘kaucioni’ për qeverinë e tanishme e cila partnere qeverisë e ka edhe Listën Serbe, për të qëndruar në pushtet dhe për të shtyrë përpara edhe shumë tema të tjera që janë të dëmshme për vendin”, ka thënë Lekaj shkruan zëri.info
Ai ka thënë se kjo marrëveshje do ta marrë përgjigjen e merituar nga deputetët.
“Ky version i Demarkacionit do të marrë përgjigjen e merituar, negative, nga deputetët dhe do të pamundësohet jetësimi i saj”, ka shtuar ai.
Tutje, Lekaj ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, siç e cek ai, sa më parë aq ma mirë.
“Vendi duhet të shkojë në zgjedhje – sa më parë, aq më mirë. Pasojat e qëndrimit në pushtet edhe me tutje të këtij kombinimi, çfarë është tani, janë ditë ogurzi për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, ka përfunduar Lekaj.
Zbulohet lista e lojtarëve më të shpejtë në Ligën Premier – ...
Izraeli dërgon më shumë trupa në veri të Gazës, vazhdon oper...
Një person në Shtime lëndohet me burgi derisa po punonte në ...
Haddad: Franca vend mik i Kosovës, do të mbështesim zhvillim...
Gjuriq: Serbia nënshkroi letrën mbështetëse për Guterresin
Princi Harry dhe Meghan Markle blenë një shtëpi në Europë