Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, ka insistuar se taksa ndaj Serbisë nuk do të hiqet edhe nëse do të duhej të binte qeveria e Ramush Haradinajt.
Ai e ka quajtur të papranueshëm kushtëzimin e dialogut me heqjen e taksës. Në emision ai ka thënë se edhe më parë dialogu ka vazhduar përkundër sanksioneve që kishte vënë Serbia ndaj Kosovës.
“Ne kemi qenë konstruktiv edhe pse Serbia nuk ka implementuar asnjë marrëveshje. Kemi qenë në dialog përkundër shkeljeve të marrëveshjes. Nuk do ta pezullojmë dhe jemi të vendosur që nëse duhet të shkohet edhe në zgjedhje, por taksa do të mbetet. Qeveria e Haradinajt nuk ndryshon mendimin: nuk do të ketë as heqje as pezullim të dialogut”, ka thënë Lekaj.
Lekaj ka përsëritur qëndrimin e shefit të tij ndaj idesë së presidentit Hashim Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë.
“Haradinaj e mbron kushtetutën, mbron qeverinë dhe qytetarët. Deri tani nuk kemi dokument. Nuk besoj se Thaçi mund të nënshkruaj dokumentin pa u bazuar në kushtetutën e vendit”, ka thënë Lekaj.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...