Në disa media sot u raportua se në rrugën N2, Kaçanik- Hani i Elezit disa vetura po lejohen të hynë e disa jo.
Mirëpo, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka reaguar ndaj këtyre informatave duke thënë se vendimi për të ndaluar qarkullimin në rrugën N2 është marrë për të gjitha llojet e trafikut rrugor dhe nuk lejohet asnjë lloji i lëvizjes me automjete qofshin ato për transport të udhëtarëve apo mallrave, transmeton Indeksonline.
“Pamjet që sot u transmetuan duhet të vërtetohen. Vendimi për të ndaluar qarkullimin në rrugën N2, Kaçanik – Hani i Elezit është marrë për të gjitha llojet e trafikut rrugor dhe nuk lejohet asnjë lloji i lëvizjes me automjete qofshin ato për transport të udhëtarëve apo mallrave. Të gjithë ata që kanë mund të bëjnë veprime të tilla, çfarë u transmetuan sonte, duhet të përballen me organet e drejtësisë, të cilave iu bëjë thirrje që të merren më rastin për të nxjerrë të vërtetën.
Nëse ka diçka tjetër, të gjithë ata që transmetojnë informata sa për të bërë lajme po ashtu do të duhej të përballen me ligjin”, ka deklaruar Lekaj.
I pari i MI-së, ak thënë se vendimi për ndalim qarkullimin në këtë segment të rrugës i është dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
“Vendimi për ndalim qarkullimi në këtë segment rrugorë, i është dërguar edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilin vendim do të duhet ta zbatojë përmes segmentit të saj të sigurisë, Policisë së Kosovës, e cila do të duhej të vendosej në mënyrë statike aty derisa nuk kemi vendim tjetër për të njëjtin rast”, ka shtuar ai.
Ai u ka bërë thirrje të gjithëve qytetarëve të ndalin qarkullimin nëpër këtë rrugë.
“Ju bëjë thirrje të gjithëve që ndalim qarkullimin në këtë segment rrugorë të mos e shohin e as të mos tentojnë ta shfrytëzojnë për asgjë tjetër, përveçse për të ruajtur jetën e qytetarëve”, ka thënë ai./Indeksonline/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?