Google ADS

Lekaj: Kurti ta kuptojë që s’është në opozitë, është koha e veprave jo fjalëve

08:11 | 15 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ish-ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti ka thënë se nënshkrimi i dy marrëveshjeve në Munih, u bënë nga zyrtarët e ish-ministrit Lekaj pa autorizimin e Qeverisë.

Lekaj ka thënë se Kurti duhet të kuptojë që tashmë nuk është në opozitë dhe është koha e veprave jo e fjalëve.

“Ai nga 3 shkurt 2020 ka të gjitha autorizimet të veprojë duke kërkuar informacione për marrëveshjet e Berlinit dhe Mynihut. Ka pasur të gjitha mundësitë dhe kompetencat për t’iu bashkangjitur këtij procesi, por ende nuk është vonë nëse ka dyshime ose mospajtime t’i shfuqizojë këto marrëveshje”, shkruan Lekaj.

Për dy marrëveshjet, për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kurti tha se, nuk janë të njohura për publikun.

“Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme