Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj vlerëson se Komisioni për matjen e territorit të vendit i formuar nga Qeveria e Kosovës, është i përbërë nga ata të cilët siç thotë ai, e kanë mbrojtur versionin aktual të demarkacionit.
“Dhe si mundët opozita dhe qytetarët t’i besojnë Hivzi Islamit dhe Tomor Qelës të cilët hapur e kanë mbrojtur versionin aktual të demarkacionit.
Prandaj, vlerësoj se ky komision është vetëm mbulesë për Qeverinë e koalicionit për t’i shantazhuar deputetët e Kuvendit për ta votuar demarkacionin”, thotë Lekaj.
Sipas tij, partitë opozitare dhe kryetari i Komunës se Deçanit dhe Junikut kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij siç e quajnë ata “cirku”.
“Pasi nuk mund të jemi pjesë e një komisioni, i cili do të matë territorin e vendit për sa kohë qe kufijtë e vendit mbesin të padefinuar.
Se nuk mund të matet territori i vendit pa u definuar kufijtë e kanë thënë edhe ekspertet e gjeodezisë, madje edhe deputetë të koalicionit”, bën të ditur Lekaj.
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se do të vazhdojë bashkë me partitë opozitare qe të kundërshtojnë këtë marrëveshje, e cila i humbet vendit mbi 8 mijë hektarë.
Ai i bën thirrje Qeverisë qe të ndalë përpjekjet e tyre për të kaluar këtë marrëveshje pasi ajo nuk do të kalojë.
“Qeveria duhet qe ta anuloj në tërësi këtë marrëveshje dhe të shkarkoj Komisionin Shtetëror i cili ka bërë demarkimin e kufirit me Malin e Zi, dhe pastaj Qeveria e ardhshme, e cila do të formohet si rezultat i vullnetit të popullit ta negocioj me Malin e Zi demarkimin e kufirit.
Thirrjet e Thaçit e Mustafës se kalimi i demarkacionit e bën të mundshëm liberalizimin e vizave janë të pavërteta, sepse e kanë thënë edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian se Kosova nuk do të marrë liberalizimin e vizave për sa kohë qe nuk luftohet krimi dhe korrupsioni i organizuar, i cili po lulëzon çdo ditë e më shumë”, ka thënë Lekaj.
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe