Deputeti Pal Lekaj nga radhët e AAK-së përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka komentuar rrëzimin e Qeverisë, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se ka ende punë deri në arritjen e rezultatit final e produktiv për Kosovën, ndryshimin nga rrënja e modelit qeverisës.
“Por qëllimi ende nuk është përmbushur, në drejtim të ndërprerjes përfundimtare të asaj keqqeverisje, sepse kemi ende punë për të bërë deri në arritjen e rezultatit final e produktiv për Kosovën, ndryshimin nga rrënja e modelit qeverisës”.
Lexoni postimin e plotë:
Qytetarë të Kosovës
Sot siç ishit edhe ju dëshmitarë, ishte një ditë e ngarkuar në Kuvendin e Kosovës, me akuza e kundër akuza, megjithatë diçka u arritë.
Por qëllimi ende nuk është përmbushur, në drejtim të ndërprerjes përfundimtare të asaj keqqeverisje, sepse kemi ende punë për të bërë deri në arritjen e rezultatit final e produktiv për Kosovën, ndryshimin nga rrënja e modelit qeverisës.
Përmbushja e detyrimit nga ne dhe ju do të ndodhë atëherë kur përfundimisht këtë qeveri dhe koalicionin e deri sotëm, gati, gati autoritar, ta dërgojmë në opozitë.
Kjo arrihet në ditën e zgjedhjeve që tanimë pritet të dekretohet data e tyre nga “presidenti” i vendit.
Përpjekje e jona e përbashkët tani e tutje duhet të jetë për një parlament e qeveri të re, të re në të gjitha drejtimet e në kuptimin e plotë të fjalës.
Në këtë mision për Kosovën ndryshe, ju ftojmë të gjithëve që të bëhet bashkimi më i madh i parë ndonjëherë.
Mirupafshim në takime të shumta bashkëbisedimi për të diskutuar ofertën e Aleancës/Arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...