Kryetari i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Këshilli Drejtues i partisë i ka dhënë mbështetje të fuqishme çdo veprimi të cilin do ta ndërmarrë Grupi Parlamentar i AAK-së brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës në raport me temën e demarkacionit, kurdo që kjo temë sjellët në Kuvend, shkruan Arbresh.info.
Ai nëpërmjet një statusi në rrjetin social faceebook ka shkruar edhe për rastin e Ramush Haradinajt ku ka thënë se vazhdimi i ndalimit të.Haradinajt është njëra nga shumë padrejtësitë që i kanë ndodhur Kosovës
Statusi i plotë:
Këshilli Drejtues i partisë i dha mbështetje të fuqishëm çdo veprimi të cilin do ta ndërmarrë Grupi Parlamentar i AAK-së brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës në raport me temën e demarkacionit, kurdo që ajo mund të sjellët aty.Ishte konkludim i përbashkët se Kosovës dhe njerëzve që i kanë dalë vazhdimisht në mbrojtë asaj po i bëhen padrejtësi. Vazhdimi i ndalimit të z.Haradinaj është njëra nga shumë padrejtësitë që i kanë ndodhur Kosovës, padrejtësi që direkt apo indirekt po ndihmohen edhe nga qeverisja e dobët e vendit.Bashkë me qytetarët dhe në emër të tyre, do të bëjmë çdo gjë që të mbajmë të pa cenuar Kosovën dhe vlerat e saj.
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen
Maqedonci: Letra drejtuar KFOR-it nuk është rizotim, por sqa...