Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka bërë thirrje në seancën e sotme të Kuvendit që të votohet Rezoluta për Ramush Haradinajn duke lënë mënjanë orientimet politike, shkruan arbresh.info.
Lekaj ka lexuar Rezolutën ku ndër të tjera kërkohet që të bëhet sa më shpejt lirimi i Ramush Haradinajt dhe të ndërpriten bisedimet me Serbinë deri në lirimin e tij dhe deri atëherë kur BE të detyroj Serbinë që të anuloj fletarrestet ndërkombëtare për shtetasit e Kosovës.
Shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-s e LDK-së, Zenun Pajaziti e Ismet Beqiri kërkuan që të mbahet një pauzë dhe grupet parlamentare të koordinohen për këtë Rezolutë./Arbresh.info.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...