Google ADS

Lekaj: Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, shakaja e radhës e LDK’së

20:34 | 20 Maj 2019
Arbresh.info

Numri dy i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se iniciativa e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj është vetëm një shaka e radhës.

Ai ka komentuar deklaratën e liderit të LDK-së, Isa Mustafa, që paralajmëroi takime me kryetarët e partive tjera opozitare për të nisur mocionin e mosbesimit.

“Sa i përket rrëzimit të qeverisë, që në ditën kur është nënshkruar marrëveshja e koalicionit opozita ka menduar se brenda muajsh s’do të ekzistojë, por kaluan 19 muaj që Qeveria është stabile, po funksionon e po i shërben popullit. Po e themi pak me shaka, sikur Mustafa të ishte deputet e të jepte nënshkrimin për rrëzim do të mendoja se do të rrëzonte, por meqenëse ai s’është deputet e s’mund të nënshkruajë mund të them se do të vazhdojë e kjo është vetëm shaka tjetër e LDK-së”, ka thënë Lekaj në Puls të KTV-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme