Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka zhvilluar një takim me eurodeputeten e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon.
Ai në facebook ka shkruar se ia ka bërë me dije eurodeputetes se demarkacioni i shkakton dëme territoriale Kosovës, dhe si rezultat nuk do ta votojnë këtë marrëveshje, transmeton lajmi.net
“Shpreha qëndrimet tona për sa i përket zhvillimeve të fundit nga rasti më z.Haradinaj-ndalimin e tij në Francë, kjo i thash se e ka bërë situatën të brishtë në vend, e deri tek demarkacioni {(mos)liberalizimi i vizave} i shpjegova se ne nuk jemi kundër demarkacionit por nuk e kemi mandatin të pranojmë marrveshje që i shkakton dëme territoriale Kosovës, treni e muri serb, shpikje e financim i Serbisë për të cenuar Kosovën”, ka shkruar Pal Lekaj në facebook.
Lexo postimin e plotë:
Në takim me Eurodeputeten dhe raportuesen për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, Znj.Tanja Fajon. Duke e falenderuar znj.Fajon për mbështetjen e saj dhe të BE-së për Kosovën. Shpreha qëndrimet tona për sa i përket zhvillimeve të fundit nga rasti më z.Haradinaj-ndalimin e tij në Francë, kjo i thash se e ka bërë situatën të brishtë në vend, e deri tek demarkacioni {(mos)liberalizimi i vizave} i shpjegova se ne nuk jemi kundër demarkacionit por nuk e kemi mandatin të pranojmë marrveshje që i shkakton dëme territoriale Kosovës, treni e muri serb, shpikje e financim i Serbisë për të cenuar Kosovën. Fola edhe për modelin dhe nivelin e sotëm të dialogut me Serbinë, i pa kjartë dhe i pa perspektivë për Kosovën. Poashtu i shpjegova Znj.Fajon edhe mungesën e një konsensusi të spektrit politik, si pasojë e mbylljes së partive në pushtet, për tema nacionale të Kosovës. Nuk mbetëm pa biseduar edhe nevojën që Serbia duhet t’ia kthejë borgjin, mbi dy miliard euro të grabitura gjatë luftës, Kosovës, kërkim falja dhe zbardhja e fatit te të zhdukurve, dënimi i të gjithë atyre që i kanë shkaktuar këto e më pastaj mund të bëhet fjalë për shansin e pajtimit nder etnik. Jemi të hapur për sa na takon që të shtyjmë përpara Kosovën. E jemi këtu te kundërshtojmë çdo gjë që bjenë ndesh me të drejtën dhe të vërtetën për Kosovën.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...