Google ADS

Lekaj i premton Gjakovës asfaltimin e të gjitha rrugëve brenda tri viteve

15:03 | 19 Maj 2018
V. S.

 

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka shkruar ne facebook, se Gjakova ka mbet qe sa kohë pa investime në infrastrukturë rrugore, por dinamika që sot është iu jep besim që brenda tri viteve të ardhshme të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra të Gjakovës, do të rregullohen.

Ai ka thënë se sot në Doblibare të Gjakovës, bashkë me përfaqësuesit e Komunës, inspektuam zhvillimin e punimeve në ndërtim të rrugës që e lidhë këtë pjesë me qytetin.

“Gjakova ka mbetë që sa kohë pa investime në infrastrukturë rrugore.

Dinamika që sot është në këtë drejtim na jep besim që brenda 3 viteve të ardhshme të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra të Gjakovës, do të rregullohen.

Sot në Doblibare të Gjakovës, bashkë me përfaqsuesit e Komunës, inspektuam zhvillimin e punimeve në ndërtim të rrugës që e lidhë këtë pjesë me qytetin.

Nuk do të ketë ndërprerje dhe tejzgjatje të implementimit të projekteve, për këtë do të jemi garant ne”. Ka shkruar Lekaj./arbresh.info/

Fotografia e Pal Lekaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme