Google ADS

Lekaj i AAK’së thotë se ka deputetë të LDK’së që do ta votojnë Haradinajn

20:01 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Ish-shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Pal Lekaj, është shprehur i sigurt se koalicioni PAN do të formojë qeverinë, ndërsa Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

Në një intervistë për RTV Dukagjinin, Lekaj ka thënë se Haradinaj do të marrë vota edhe nga partitë e tjera përveç atyre të koalicionit PAN.

“Ka deputetë të subjekteve politike, përfshirë edhe LDK-në, që dot a votojnë Haradinajn,” ka thënë ai.

Lekaj ka njoftuar se ka arritur që të fitojë votat për t’u bërë deputet në legjislaturën e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme