Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se liderit të kësaj partie, Ramush Haradinajt nuk i janë lodhur meshkujt. Sipas Lekajt, ata janë më të freskët se kurrë.
“Jo që iu kanë lodhë meshqit z. Haradinaj, janë qaq të freskët, energjik e veprues, saqë… ”, ka thënë Lekaj.
Lekaj ka porositur kryeministrin Albin Kurti që të shikojë meshkujt e gratë e Vetëvendosjes, para atyre të AAK-së.
“Sa i përket deklaratës së Kurtit, se me këta tjerët fare nuk merren… por kur është deklarim i Kurtit se ju kanë lodhë meshqit z. Haradinaj. Haradinaj e ka shpjegua më së miri, por nëse lidhemi te cështja e veteranëve, por me të vërtetë çka është e tepërt, është e tepërt”, ka thënë Lekaj.
Deputeti i AAK-së ka theksuar se qeveritarët e rinj janë praktikantë, që sipas tij, kanë nevojë për tre vite që ta përfundojnë praktikën. Kjo gjë, ka thënë ai, e dëmton Kosovën.
“M’u kanë lodhë meshqit” është ajo që sipas kryeminsitrit Albin Kurti, ia kishte thënë kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kur kishte braktiskur bashkëpunimin politik me të. Kjo deklaratë, në mënyrë ironike, u përsërit edhe nga zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi, pasi që Ramush Haradinaj kishte thënë se do t’i dilnin në rrugë Kurtit, pas paralajmërimit të Kurtit për pastrimin e listave të veteranëve.
“Unë nuk e marr seriozisht këtë kërcënimin e Haradinajt pasi këtij i janë lodhur meshkujt”, ka deklaruar Durmishi ditë më parë, duke komentuar deklaratat e Haradinajt për çështjen e pastrimit të listave të veteranëve. /T7/
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...